Arrestohet infermierja monstër, vrau 13 pacientë

462
Një infermiere u arrestua në Itali, pasi dyshohet se ka vrarë 13 pacientë, në një çështje që ka marrë nofkën “Vrasësja në pavion”. Gruaja në fjalë kishte punuar në Repartin e Anestezisë dhe Reanimacionit, në një spital të vogël në qytezën bregdetare Piombino, në Toskanë. Vrasjet, për të cilat ajo akuzohet, ndodhën në vitet 2014 dhe 2015, përmes një ilaçi të dhënë me serum apo injeksion. Mediat italiane shkruajnë se, policia monitoronte të dyshuarën prej disa muajsh. Infermierja 55-vjeçare ka jetuar në Toskanë që prej viteve ’80. Ajo u arrestua nga njësia policore “NAS”, që është e specializuar në çështjet shëndetësore.
Mediat italiane thonë se, viktimat e infermieres ishin kryesisht njerëz të moshuar me sëmundje të ndryshme. Ky është rasti i dytë i një infermiereje vrasëse, që trondit Italinë. Në fillim të këtij muaji, Daniela Poggiali, një tjetër infermiere, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një pacienti 78-vjeçar, me një dozë vdekjeprurëse kloridpotasi, në një spital në Ravena. Ajo dyshohet se ka vrarë dhjetëra pacientë të tjerë, sidomos pas fotove që u zbuluan, ku ajo nënqeshte me ironi pranë trupave të pacientëve të vdekur.
Sigal