Arrestohet dhe dëbohet nga Italia çifti shqiptar, dyshohet se do shkonin për xhihad

467
Një çift bashkëshortësh shqiptarë, banues në Peruxhia, janë ndaluar nga policia dhe janë dënuar nga Italia, për shkak të dyshimeve se kanë lidhje me xhihadistët. Vendimi është marrë nga ministri i brendshëm italian, Angelino Alfano, si masë kundër terrorizmit.Sipas mediave italiane të dy bashkëshortët, përkatësisht të moshave 32 dhe 23 vjeç, po bënin propagandë për Xhihad. Ata u ndaluan, pasi kishin kohë që ishin nën vëzhgimin e policisë dhe u dërguan në kufi. Policia italiane kishte marrë informacione për dy bashkëshortët, dhe më pas kishin nisur vëzhgimin intensiv të tyre.
Sigal