Arrestohet bosi i Ndranghetas në Kalabri, ishte fshehur në bunker brenda një…

420
Kapoja i Ndraghetas, Santo Vottari, 45 vjeç është arrestuar në të gdhirë të ditës së sotme nga karabinierët e Reggio Calabria në rrethinat e Ricciolino Benestare. 45-vjeçari ishte në kërkim që nga viti 2007. Ai është gjetur brenda një bunkeri të realizuar në një ndërtesë dhe nuk ka bërë rezistencë ndaj policisë, raporton TGCOM24.
I konsideruar në krye të klanit të Ndraghetas, ai ka qenë i përfshirë në procesin për gjakmarrjen e San Lucas që vuri përballë familjet Pelle-Vottari dhe Nirta-Strangio dhe që kulmuan me masakrën e Duisburgut të gushtit 2007.

Vottari është gjetur i fshehur në një bunker me përmasa të vogla, të realizuar brenda një tjetër bunkeri në një ndërtesë në Benestare. Në të njëjtën ndërtesë, karabinierët kishin gjetur më parë katër bunkerë; në brendësi të njërit prej tyre, i vendosur në një apartament në katin e fundit, karabinierët kanë identifikuar një kapanxhë nga e cila shkohej në një strehë super të vogël, të bërë ndoshta, për t’u fshehur vetëm disa orë.
Sigal