Arrestohet berberi që transmetoi me dashje virusin HIV te 4 meshkuj

574
Një berber, i cili është pjesë e komunitetit LGBT ka transmetuar virusin HIV te 4 meshkuj pasi arriti të njihej me ta nëpërmjet një aplikacioni.

Daryll Rowe është akuzuar se i ka infektuar ata me dashje dhe i ka dërguar mesazhe tallëse e abuzive.

Pasi kontaktoi me djemtë nëpërmjet aplikacionit Grinder, 26-vjecari i ftoi për të kryer marrëdhënie seksuale dhe i ka thënë: Mund të keni ethe sepse ju kam transmetuar HIV.

Mendohet se ai ka infektuar edhe gjashtë persona të tjerë nga tetori i 2015 deri në dhjetor të 2016. Daryll u paraqit në Gjykatën e Lartë pasi kishte 4 akuza për trasnmetim me dashje të virusit.

Rowe nga Edinburg ka mohuar të gjitha akuzat, ndërsa pritet një seancë tjetër gjyqësore për ti dhënë dënimin.


Sigal