Arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali, ja me çfarë e ruante heroinën në dy vilat e tij

538
Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Varese të Italisë për posedim droge. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u kap pasi kishte fshehur në dy banesat e tij 15 kilogram heroinë dhe 200 gram marijuanë.
Shqiptari i kishte dy vilat në Monza e Brianza të Italisë. Edhe pse i mbante nën kontroll të vazhdueshëm, ai kishte lënë si roje dy qenë pitbull.

Arrestimi i tij u bë i mundur gjatë një kontrolli rutinë nga policia. Në rripin e sigurimit, policia i ka gjetur edhe disa doza heroinë, të cilat kishte si qëllim t’i shpërndante. Pasi e kanë dërguar në kazermë, policia ka vendosur që ti kontrollojë edhe vilat, ku ka gjetur sasinë e drogës që ruhej nga dy qentë pitbull.
Sigal