Arrestohet 37-vjeçari, hyri me benzinë në katedralen e Nju Jorkut

409
Sigal

Zyrtarët policorë në Shtetet Bashkuara kanë njoftuar se një burrë është arrestuar pasi ka hyrë në Katedralen Shën Patrik të Nju Jorkut duke bartur lëndë ndezëse.

Ata kanë thënë se roja është përballur me 37 vjeçarin teksa ai ka hyrë në kishë. Thueht se i arrestuari ka hedhur benzinë në tokë, mirëpo zyrtarët e kanë arestuar.

Zëvendës-komisionari policor, John Miller ka thënë se incidenti i “dyshimtë” ka ndodhur vetëm dy ditë pas zjarrit që ka përfshirë katedralen Notre Dame në Paris.

Megjithatë, autoritetet kanë thënë se ende është “shumë herët” për të treguar nëse ky incident ka pasur motive terroriste.

Kur është përballur me policinë jashtë katedrales, i dyshuari u ka thënë zyrtarëve se makina e tij ka mbetur pa naftë dhe kishte vendosur të kalojë përmes katedrales për ta siguruar atë në rrugë më të shkurtër.

Mirëpo kur policia ka kontrolluar veturën, pretendimet e tij nuk kanë qenë të vërteta.

View image on Twitter