Arrestohet 15-vjeçari britanik, akuzohet për sulme kibernetike ndërkombëtare

453
Një 15-vjeçar nga Plymouth në jugperëndim të Anglisë është arrestuar, pasi akuzohet për një sërë sulmesh kibernetike që kanë shënjestruar uebsajte të ndryshme në të gjithë botën, si dhe për alarme false për bombë në linjën ajrore amerikane.

Sipas BBC, akuzat ndaj 15-vjeçarit lidhen me sulmet DDoS të kryera në uebsajte të ndryshme në Afrikë, Azi, Evropë dhe Amerikën e Veriut. Ai ka kërcënuar gjithashtu me bombë disa kompani ajrore në Amerikë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Pasi i ka pranuar të gjitha krimet e bëra, 15-vjeçari është liruar me kusht, por do të paraqitet para drejtësisë më 18 dhjetor.
Sigal