Arrestohen tre myslimanë në Bosnje, për “krime lufte”

482
Policia në Bosnje ka arrestuar sot tre myslimanë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve serbë gjatë konfliktit të viteve 1990. Në atë kohë, ata kanë shërbyer si policë dhe komandatë ushtarakë, kanë thënë prokurorët.

Dy nga të arrestuarit, Esef Huriq dhe Ibro Merkez, dyshohen për përfshirje në burgosjen e rreth 100 serbëve në “kushte çnjerëzore” në rajonin lindor Gorazhde.

Të dy ata kanë qenë komandantë policorë në kohën e krimeve, më 1992-1993, thuhet në deklaratën e prokurorisë. I arrestuari i tretë, Ahmed Sejdiq, ka shërbyer si komandant i forcave myslimane dhe dyshohet për pjesëmarrje në dëbimin e civilëve serbë në rajonet Gorazhde, Rudo dhe Vishegrad, po ashtu në periudhën 1992-1993. 
Sigal