Arrestohen shqiptarët në aeroport, u hoqën si italianë në pikën e kontrollit

123

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në aeroportin e Sarajevos në Bosnjë Hercegovinës, pasi po tentonin të kalonin pikën e kontrollit me karta identiteti të rreme.

Ndalimi i tyre u bë nga Policia Kufitare e Bosnjës.

Shqiptarët i kishin falsifikuar kartat si të ishin shtetas italianë.

Pas një kontrolli në bagazhet e tyre u zbuluan dokumente origjinale, të cilat përcaktonin se bëhej fjalë për shtetas shqiptar, shkruan Blic.

Prokurori i Prokurorisë Kantonale, në Sarajevë ishte informuar për të gjitha dyshimet dhe tashmë shqiptarët akuzohen për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve të identifikimit.