Arrestohen në Turqi 10 rekrutë të ISIS

473
Raportet nga Turqia bëjnë me dije se policia në Ankara ka arrestuar së paku dhjetë persona të dyshuar se janë rekrutues të grupit ekstremist Shteti Islamik.
Agjencia shtetërore ‘Anadolu’, ka njoftuar se njësia anti-terror, mëngjesin e sotëm e ka realizuar operacionin në kryeqytetin turk, ku në shënjestër ishin rekrutuesit e dyshuar.
Autoritetet turke kanë fajësuar Shtetin Islamik për sulmin vetvrasës të 12 janarit në një lagje historike të Stambollit, ku kanë mbetur të vdekur dhjetë turistë.
Grupi ekstremist besohet se qëndron edhe prapa dy sulmeve vetvrasëse në Ankara, në muajin tetor, ku kanë mbetur të vdekur 103 persona.
Turqia prej disa kohësh ka në shënjestër qelizat e dyshuara të Shtetit Islamik kryesisht në kufirin me Sirinë.
Turqia gjithashtu është pjesë e koalicionit anti-IS, ndërsa lejon që të përdoren bazat e saj ajrore për avionët e koalicionit
Sigal