Arrestohen në Bosnje 11 persona, dyshohet se kanë lidhje me terrorizmin

490
Policia boshnjake ka arrestuar 11 persona të cilët dyshohet se kishin lidhje me Shtetin Islamik.
Ata akuzohen për terrorizëm dhe për rekrutime të bëra për llogari të organizatave terroriste.
Lajmi është bërë i ditur nga zyra e Prokurorisë e cila u tha se në operacion morën pjesë më shumë se 100 efektivë policie dhe trupa të specializuar në luftën kundër-terrorizmit.
Në deklaratë zyrtarë thuhet gjithashtu se aksioni për arrestimin e të dyshuarve nuk rezultoi plotësisht i suksesshëm, pasi synohej që në pranga të viheshin 15 persona.
Ekstremizmi është kthyer në një problem madhor në Bosnje, teksa jo më larg se në muajin nëntor, një person i armatosur vrau me armë zjarri dy ushtarë.
Autoritetet thanë se akti ishte qartazi një sulm terrorist.
Ndërkohë, vendi është kthyer edhe në një burim rekrutimesh për Shtetin Islamik.
Që prej nisjes së konfliktit në lindjen e mesme, më shumë se 150 boshnjakë kanë udhëtuar në Siri. 50 prej tyre janë rikthyer në vendin e origjinës, teksa afro 30 kanë humbur jetën gjatë luftimeve.
Sigal