Arrestohen edhe tre persona për pjesëmarrje në dhunën në kuvendin maqedonas

159
Ministria e Punëve të Brendshme nëpërmjet një komunikate informoi se janë arrestuar edhe tre persona të cilët kanë marrë pjesë në turmë për dhunën në Kuvend.
“SPB Shkup, në kuadër të masave dhe aktiviteteve për zbardhjen e plotë të ngjarjeve pas ndërhyrjes së qytetarëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me datë 27-të nga muaji i kaluar, mbrëmë (02,05) janë arrestuar edhe tre persona V.N. (45), D.P (33), dhe V.P (33), të gjithë nga Shkupi, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra penale “pjesëmarrje në turmë njerëzish që do të pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, sipas nenit 384 nga KP i R. së Maqedonisë për (V.N) dhe “ pjesëmarrje në turmë njerëzish që do të pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” sipas nenit 384 nga KP i RM-së për (D.P dhe V.C). Nga ana e gjyqtarit në procedurë paraprake personit V.N i shqiptohet masa e paraburgimit prej tetë ditëve”, thuhet në komunikatën e SPB-së.
Ata në komunikatë shtojnë se SPB-ja punon për hetimin e mëtejshëm për zbardhjen e rastit.
Gjithashtu mbrëmë në SP Kisella Vodë vet është paraqitur V.T. (40) i dyshuar për veprën penale- “pjesëmarrje në turmë njerëzish që do të kryej vepër penale”, sipas nenit 385 nga KP i RM-së. Për momentin në fuqi janë edhe 8-të urdhër-arreste për të cilat policia po gjurmon. Deri më tani janë arrestuar 12 persona, 6-të prej tyre u është shqiptuar masa e paraburgimit prej tetë ditëve, për njëperson masa e arrest shtëpiak për dy persona masa e përkujdesisë. Ashtu siç njoftoi më parë Ministria e Punëve të Brendshme, SPB Shkup në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike- Shkup deri tani ka parashtruar flet-paraqitje penale për 20 persona të identifikuar si pjesëmarrës në trazirat në Parlament, si bazëpër kryerjen e veprave të lartpërmendura. Përveç këtyre deri te Prokuroria Themelore Publike janë parashtruar raporte për njohuritë e mbledhura për persona organizatorë të protestës si dhe për persona të cilët kanë marrë pjesë në largimin e pengesave të vendosura më herët në derën nga ana e brendshme e ndërtesës së Kuvendit. SPB Shkup vazhdon me hetimin për identifikimin e mëtutjeshëm të personave të cilët eventualisht kanë marrë pjasë në trazira, duke marrë parasysh edhe mjetin e improvizuar eksploziv të zbuluar mbrëmë në katin e 1-rë në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë (bombol gazi prej 300 mililitrave në të cilën kanë qenë të ngjitur me shirit ngjitës, mjete pirotekike-pushkaliqe, të vendosura njëra pranë tjetrës”, thuhet në komunikatën e MPB-së.