Arrestohen 12 pjesëtarë të ISIS-it në Moskë

426
Shefi i shërbimit të sigurisë ruse Alexandër Bornjikov ka deklaruar se janë arrestuar 12 pjesëtarë të ISIS-it të cilët dyshohen se kanë përgatitur sulmin terrorist në Moskë. Bornjikov ka thënë se në mesin e të arrestuarve është edhe Bajsultanov i cili erdhi nga Siria për të organizuar sulmin.
Sipas tij organet e sigurisë ruse këtë vit kanë ndalur 20 sulme terroriste. Ai ka thënë se në 10 vitet e fundit rreth 5500 njerëz janë dënuar për shkak të krimeve që janë lidhur me terrorizmin në Rusi. Sipas Sputnjik, tre të dyshuarit janë dërguar sot para gjykatës, dy nga të cilët janë deklaruar fajtorë. Siç thuhet fajësinë e kanë pranuar Aslan Bajsultanov dhe Elman Ashev.
Sigal