Arrestimi i Konjufcës dhe Krasniqit, Haradinaj: Gabim i madh i pushtetit

481
Përfaqësuesit e partive opozitare kanë reaguar menjëherë pas arrestimit të kreut të grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca si dhe drejtuesin e sekretariatit për media nga kjo forcë politike, Frashër Krasniqi. Fillimisht ka qenë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili nënvizoi se arrestimi i zyrtarëve të opozitës një ditë përpara protestës së thirrur ditën e mërkurë, nuk i dukej një rastësi.

Haradinaj: “Është koinçidencë e qëllimshme zbatim i këtij urdhër arresti një ditë para protestës. Qëllimi është me nxit për nesër, por protesta është paqësore. Kuptohet nuk është mirë me humb nervat pushteti se kjo është tejet e dukshme. Nuk besoj që dikush në Kosovë nuk e vëren që këto arrestime po ndodhin para protestës që është nesër. Pra është gabim i madh për ta”. Akuzat më të ashpra kanë ardhur nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët janë shprehur se arrestimet vërtetojnë lidhjen e ngushtë midis pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor. Ata kanë nënvizuar se këto veprime synojnë që të dëmtojnë protestën që do të zhvillohet ditën e mërkurë.

Megjithatë, e menjëherëshme ka qenë edhe kundërpërgjigjia e Policisë së Kosovës. Nëpërmjet një deklarate zyrtare, ata kanë theksuar se akuzat e bëra nga partitë opozitare, kanë qëllime politike dhe nuk pasqyrojnë punën e vërtetë që bëjnë oficerët e policisë. Më tej, ata nënvizojnë se Policia do të mbrojë gjithmonë interesat e qytetarëve të Kosovës. Nga ana tjetër, Presidentja Atifete Jahjaga ka kërkuar që protesta e ditës së mërkurë të jetë paqësore si dhe të respektojë këtë ditë të shënuar për vendin.
Sigal