Arrestimi i Haradinaj – Vuçiç: Kriminelët nuk duhet të mbrohen, pavarësisht emrit

480
Sigal

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç deklaroi të mërkurën se nuk do të mbrojë në asnjë rast asnjë kriminel, pavarësisht emrit të tij apo rrethanave.
“Mua nuk më shkon në mendje të mbroj asnjë kriminel, nuk kam mbrojtur as ata që kanë emrat tanë dhe as krimet e kryera prej tyre.Nuk më shkon në mendje të mbroj as ata që kanë emra shqiptarë, asnjë emër, as ata që kanë kryer krime të tmerrshme, në këtë rast kundër popullit tonë, apo kundër çdo kombi” deklaroi Vuçiç duke iu referuar këtu rastit Haradinaj.