“Arrest shtëpie” për Donika Kada Bujupi, gjykata liron deputeten

726
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi është liruar nga paraburgimi ndërkohë që i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në vend të masës së sigurisë “Arrest me Burg” që i ishte caktuar pak ditë më parë, ku qëndroi në paraburgimin e Lipjanit.
Lajmin për lirimin e deputetes së AAK-së e ka konfirmuar Avokati i saj, Arianit Koci i cili ka theksuar se, Gjykata Supreme e ka aprovuar kërkesën për klienten e tij, duke i’a zëvendësuar masën e paraburgimit për 30 ditë me atë të arrestit shtëpiak.
Deputetja Kadaj- Bujupi ishte arrestuar muajin e kaluar për shkak se kishte hedhur gaz në Kuvendin e Kosovës, por ajo nuk ishte e vetmja deputete që bëri këtë akt.
Gjatë ditës së djeshme u ndalua edhe kolegu tjetër i saj, për shkak të trazirave që u bënë nëseancën e Kuvendit të Kosovës. 
Sigal