Arratisja e Gruevskit drejt Hungarisë, Hahn kërkon shpjegim nga kryeministri

460
Sigal

Pas arratisjes së  ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikola Gruevskit drejt Hungarisë, ka reaguar edhe  Komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn. Përmes dy postimeve në Twitter, ai shkruan se kërkon shpjegim nga vetë kryeministri i Hungarisë, Viktor Urban.

Unë marr parasysh raportet rreth vendimit të Hungarisë për dhënien e azilit politik @GruevskiNikola. Nëse konfirmohet, pres një shpjegim të shëndoshë të arsyeve të tij nga @Viktor_Orban.

Sundimi i ligjit mbetet një parim themelor për Shtetet Anëtare dhe kandidatët. Është shumë e rëndësishme për kredibilitetin e Europës. Surprizuese që #Hungaria mbështet anëtarësimin në BE, por nuk e konsideron të sigurt”, shkruan ai.

Sipas sistemit TIMS, Nikolla Gruevski ka përdorur Shqipërinë për të udhëtuar drejt Hungarisë, ku edhe ka përfituar azil politik. Gruevski u dënua nga Gjykata për keqpërdorim të detyrës zyrtare me vendim të plotfuqishëm me dy vjet burg. Përveç kësaj, ish-kryeministri i Maqedonisë gjykohet për katër akuza të tjera penale.