Arratiset sërish nga burgu El Chapo?

478
Zërat në Meksikë, por edhe në SHBA kanë bërë më dije se El Chapo mund të jetë arratisur për të tretën herë nga burgu. Sipas “Daily Star” thashethemet u përhapën shumë shpejt në rrjetet sociale. Baroni i drogës, është dënuar me 20 vjet burg në vitin 1993, ku akuzat kryesore ishin vrasje dhe trafik droge. Arratisjen e parë e bëri në vitin 2001 ku arriti të korruptojë disa gardianë të burgut të sigurisë së lartë ku ai vuante dënimin. 
Qeveria amerikane ofroi në atë kohë 5 milionë dollarë për gjetjen e tij. Në fitin 2014, El Chapo u gjet në një tunel ku u kap dhe u fut sërish në burg. Prej andej, ai hapi një tunel dhe u arratis sërish dhe pas pak ditësh u kap nga autoritetet. Tani ai është transferuar në një burg të sigurisë së lartë në kufi me SHBA¬të. Por shumë përdorues në “Tëitter” shkruajnë se ai mund të jetë arratisur sërish. Autoritetet nuk e konfirmojnë një gjë të tillë por as nuk e mohojnë.
Sigal