Arqipeshkopi i Kalkutës: Nënë Tereza është shenjtëria jonë, është dhuratë për Kalkutën

477
“Sivjet do të jetë një Krishtlindje speciale, ka komentuar Arqipeshkopi i Kalkutës At Henry Sebastian D’Souza, lajmin e shpërndarë në të gjithë botën mbi Shenjtërimin e Nënë Terezës.
“E pritëm me shumë gëzim këtë lajm, tha ai e falenderojmë thellësisht Zotin e Papa Françeskon. Në komunitetin e Kalkutës ka sot një entuziazëm të madh. Kemi shumë vite që presim këtë event. Nënë Tereza është shenjtëria jonë, është dhuratë për Kalkutën, për Kishën e për të gjithë Indinë.Nuk ka moment më të mirë për këtë event siç është Viti Jubilar i Mëshirës.
Nënë Tereza ka qënë shënjtëria e mëshirës e dhimbjes e me të cilat ka jetuar çdo moment të jetës së saj. Nënë Tereza ka jetuar dhembshurinë ndaj çdo personi, të sëmuri, të braktisuri, lebrozi. Ajo na mëson sot ta vëmë mëshirën në qëndër të aktivitetit të Kishës.Ndjehemi të frymëzuar nga ajo e figura e saj do të na shoqëroj përgjatë Vitit Jubilar të Kishës.”
Për Aripeshkopin e Kalkutës Nënë Tereza është figura që bashkon, që ndihmon dialogun në Indi. Vepra e saj ka ndihmuar besimtarët e të gjitha feve e të gjithë njerëzit pa asnjë diskriminim.
Sot në darkë Arqipeshkopi i Kalkutës At Henry Sebastian D’Souza, do të mbajë në shtëpinë Mëmë të Misionarev të Nënë Terezës Meshën e Falenderimit ndaj këtij vendimi të marrë nga Vatikani.
“Do të falenderojmë Zotin për figurën e Nënë Terezës e për dhuratën që na dha Kisha Katolike duke e shpallur Shënjtëri”.
Sigal