Ariu që u detyrua të bëjë cirk sulmon rëndë kujdestarin…

75

Një ari ka sulmuar kujdestarin e cirkut në Rusi pasi është detyruar që të hipë mbi një skateboard dhe të japë shfaqje për publikun.

Fëmijët janë tmerruar nga kafsha që e ktheu performancën në një moment dhune duke kafshuar personin që e kishte trajnuar. Pjesëtarët e tjerë të stafit u munduan ta qëllonin kafshën me shkopinj, ndërkohë që kolegu i tyre qëndronte në tokë.

Spektatorët nxituan që të largoheshin nga ambient. Pas disa momentesh, ariu u qetësua ndërsa kujdestari arriti të ngrihej në këmbë me dëme serioze në trup.