Ari mund të përdoret kundër kancerit

532
Një studim i fundit ka dalë në përfundimin se shtresa të vogla të arit mund të përdoren në luftën kundër kancerit.

Shkencëtarët në Universitetin e Edinburgut kanë ardhur në përfundim se metali i çmuar ka rritur efikasitetin e barnave që përdoren për trajtimin e qelizave të kancerit të mushkërive.

Studimi i udhëhequr nga Dr. Asier Unciti-Broceta, ka zbuluar se ari ka aftësinë për të vepruar si katalizator për kimioterapinë.

“Ari në vetvete nuk iu bën asgjë qelizave, prandaj një implant mund të vendoset në tumorin e trurit dhe aty ai nuk do të bëjë asgjë.

Përparësia e madhe është se të gjitha organet e shëndetshme nuk do të ndikohen nga kimioterapia” – ka theksuar studiuesi.

Dr. Unciti-Broceta thotë se ende nuk dihet se sa kohë i duhet studimit për të filluar aplikimin e kësaj lloj terapie.
Sigal