Arabia Saudite “tradhton” SHBA-të, blen në Rusi sistemin S-400

569
Vizita historike e mbretit të Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz Al Saud në Moskë, është shoqëruar me një marrëveshje midis dy vendeve. Riadi ka rënë dakord që të blejë sistemin e mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia, sipas stacionit televiziv saudit al-Arabiya.

Një memorandum mirëkuptimi thuhet se është nënshkruar për të ndihmuar mbretërinë të zhvillojë industritë e veta të mbrojtjes.

Zëvendëskryeministri rus Dmitry Rogozin ka deklaruar se Riadi po tregon interes për blerjen e sistemeve raketore ruse.

“Natyrisht ka njëfarë interesi. Bisedimet për S-400 janë në zhvillim e sipër, por ende nuk ka vendime përfundimtare”, tha ai sot, duke shtuar se po mbaheshin negociata konfidenciale mbi bashkëpunimin ushtarak-teknik.

S-400 është sistemi më i avancuar raketor anti-avionë me rreze të gjatë të Rusisë dhe ka tre lloj aftësisht për të shkatërruar objektivat, duke përfshirë raketat balistike dhe ato lundruese.

Sistemi është në gjendje të ndjekë dhe të angazhojë deri në 300 objektiva në një lartësi prej 27 kilometrash në të njëjtën kohë.

Arabia Saudite ka blerë tradicionalisht pajisje mbrojtëse nga Shtetet e Bashkuara.

Në qershor, mbretëria nënshkroi kontratën më të madhe të saj të mbrojtjes për të blerë sistemet mbrojtëse amerikane të Mbrojtjes së Lartësisë (THAAD), aeroplanë ushtarë, etj.

Më parë këtë vit, Turqia nënshkroi një marrëveshje për të blerë sistemin e raketave S-400 nga Rusia me dërgesa që thuhet se fillojnë brenda dy vjetësh.
Sigal