Arabia Saudite nis hetimet për tragjedinë që shkaktoi më shumë se 700 të vdekur në Mekë

434
Arabia Saudite ka nisur hetimet për tragjedinë e rëndë që shkaktoi më shumë se 700 të vdekur në pelegrinazhin në Mekë, në ditën e Kurban Bajramit. Autoritetet thanë se ende nuk është e qartë se cfarë e shkaktoi incidentin tragjik në një konferencë për shtyp, minsitria e Brendshme tha se në kohën kur ishin drejtuar për në Xhamarat për të hedhur gurët, një numër pelegrinësh të Haxhit u përballën me një turmë gjigande që i mori përpara duke shkaktuar viktima të shumta. Ministria konfirmoi se nurmi i viktimave është 717 dhe 863 besimtarë të tjerë mbetën të plagosur. Incidenti ndodhi në Mina, pak kilometra në lindje të Mekës, kur dy grupe të mëdha me pelegrinë mbërritën mënjeherë në kryqëzimin që ndodhet në vendin ku goditet djalli me gurë.

Kjo është tragjedia më e madhe që ndodh në Mekë gjatë pelegrinazhit të Haxhit në këto 25 vitet e fundit. Edhe pse autoritetet saudite përgatiten prej mujash për të përballuar fluksin e besimtarëve, incidentet të tilla shënohen cdo vit. Për të shmangur vdekjet, Arabia Saudite po zgjeron hapësirën e kryerjes së ritualit të Haxhit që këtë vit tërhoqi mbi 2 milionë vetë nga e gjithë bota. Fatkeqësia më e rëndë në Mekë ka ndodhur në vitin 1990 kur gjatë një rrëmuje në Mina, u vranë 1 mijë e 400 veta. Më herët gjatë këtij muaji, rrëzimi i një vinci vrau 109 veta dhe plagosi mbi 400 të tjerë në qytetin e shenjtë mysliman.
Sigal