Arabia Saudite lejon gratë të ngasin makinat

501
Në Arabinë Saudite gratë me ligj nuk lejoheshin të ngisnin makinat. Por mbreti Salman ka nxjerrë një dekret, përmes të cilit tashmë edhe femrat mund të drejtojnë makinën. Një aktiviste e quajti këtë një fitore të madhe.
Arabia Saudite ishte vendi i vetëm në botë që nuk lejonte femrat të ngisnin makinën. Grupet për të drejtat e njeriut janë përpjekur prej vitesh, që femrat të lejohen të ngasin makinën në mbretërinë konservatore, ndërsa disa femra janë burgosur pasi kanë shkelur rregullin.
Ky vendim u përshëndet edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, si një hap në drejtimin e duhur.
Sigal