Arabia Saudite dërgon avionë luftarakë në Turqi

507
Arabia Saudite ka dërguar avionë luftarakë në një bazë ajrore në Turqi për të intensifikuar operacionet e saj kundër grupit xhihadist Shteti Islamik (ISIS) në Siri, njoftoi një përgjegjës i ministrisë saudite të Mbrojtjes. “Mbretëria Saudite është sot e pranishme në bazën ajrore të Incirlik në Turqi”, deklaroi gjenerali i brigadës, Ahmed Assiri për median nga kryeqyteti saudit. “Forcat ajrore saudite janë të pranishme bashkë me ekuipazhin e tyre për të intensifikuar operacionet ajrore, paralelisht me misionet e zhvilluara nga bazat në Arabinë Saudite”, shtoi ai.
Përgjegjësi saudite shpjegoi gjithashtu se kjo zhvendosje e trupave vinte si pasojë e vendimit të koalicionit ndërkombëtar antixhihadist, të marrë këtë javë në Bruksel, për të intensifikuar operacionet ajrore kundër ISIS-it. Arabia Saudite dhe Turqia, që muajt e fundit janë bërë aleatë të afërt, vlerësojnë se largimi i presidentit sirian, Bashar al Asad është i domosdoshëm për një zgjidhje në Siri, ku lufta ka bërë më shumë se 260 000 të vdekur në gati pesë vite dhe ka shtyrë miliona persona në azil.
Sigal