Apple vlen $800 mld – Buffett e “bekon”. Molla mund të “gllabërojë” Netflix

555
Tkurrja e shitjeve të iPhone me 1%, nuk e ndal aspak vrullin e Apple. Gjigandi marshon në tregje dhe tashmë vlen në bursë më shumë se 800 miliardë dollarë, që është një rezultat historik.
800 miliardë dollarëshi është një dhuratë e Warren Buffet, orakullit të Omahas, i cili gjatë asamblesë vjetore të aksionerëve, pranoi gabimin me shoqëritë high-tech në të shkuarën, duke vendosur Apple, Amazon dhe Google në krye të listës së kompanive që ai admiron.
Duke qenë se, Warren Buffet ka qenë gjithmonë skeptik me Silicon Valley, fjalët e tij tashmë sinjalizojnë besim te Apple. Marshimi i Mollës në bursë, veç Buffett vjen edhe si pasojë e promovimit nga Drexler Hamilton, që konfirmoi nivelin “buy” dhe vendosi çmimin e referencës në 202 dollarë për aksion.
Me një çmim të tillë reference, Apple vlen plot 1000 miliardë dollarë. Madje, agjencia e vlerësimit, Drexler Hamilotn, rikujton se, Apple është një ndër titujt më të nënvlerësuar në botë sot.
Ndër të tjera, Apple ka marzhe mjaft të mëdha rritje, duke qenë se ka një likuiditet në rreth 250 miliardë dollarë. Tashmë janë shtuar ndjeshëm edhe zërat se molla do të përdorë një pjesë të këtyre parave për të blerë një kompani të madhe.
Preja më e mundshme, me 40% shanse, sipas analistëve, është Netflix. Më pas ndjek Disney me 25% shanse dhe Tesla me 5%.
Sigal