Apple në tregun e makinave – Vjen konfirmimi i parë zyrtar, siguron leje për teste

509
Ka ardhur zyrtarisht konfirmimi i parë se gjigandi amerikan Apple ka ndërmend të hyjë fuqishëm në tregun e makinave. Kompania ka siguruar një leje në Kaliforni për të testuar makinat autonome pa shofer.
Testet do të kryhen me tre makina, të treja Lexus të vitit 2015. Molla asnjëherë nuk e ka konfirmuar se po ndërton një makinë elektrike pavarësisht se, gjatë viteve të fundit ka punësuar dhjetëra ekspertë të fushës.
Leja e dhënë të Premten nga departamenti i mjeteve motorike i vë vulën më në fund atyre që deri dje ishin vetëm spekulime.
Por, gjithsesi, kjo nuk do të thotë se Apple është duke ndërtuar një makinë, por mund të mjaftohet vetëm me ndërtimin e softwareve apo hardwereve të teknologjisë së makinave autonome.
Vetë kompania ka refuzuar sërish të komentojë mbi këtë. Apple i bashkohet kështu Google, Ford, Volkswagen, Daimler, Tesla Motors apo General Motors, si disa prej kompanive që tashmë e kanë deklaruar haptazi ambicien për të prodhuar një makinë autonome.
Shumë prej tyre kanë deklaruar se makinat e para do të hidhen në qarkullim në vitin 2020.
Sigal