Apple dhuron ndihma për migrantët

451
Korporata Apple është duke ndihmuar me mijëra migrantë që po largohen nga vatrat e luftës, drejtë Evropës ka thënë drejtori ekzekutiv i kompanisë, Tim Cook. Ai këtë lajm e ka komunikuar edhe tek punëtorët e tij, përmes një mesazhi intern, raporton Reuters. Cook ka shkruar në intranet se Macbook dhe iPhone do të dhurojnë një “ shumë të konsiderueshme”, agjencive humanitare, që po merren me trajtimin e migrantëve. Kjo kompani u ka mundësuar edhe klientëve të saj, opsionin për të dhuruar ndihma tek Kyqi i Kuq, përmes platformave App Store dhe iTunes Store. Deri sa Evropa po ballafaqohet me krizën më të madhe të migrantëve që nga Lufta e Dytë Botërore, shumë kompani të teknologjisë së lartë, kanë bërë thirrje për ndihma humanitare.
Sigal