Apelimi i rastit “Monstra”, më 11 shtator seanca e parë

503
Gjykata e Apelit në Shkup për më tepër se një vit është duke e zvarritur shqyrtimin e ankesave të gjashtë shqiptarëve të dënuar me burg të përjetshëm, në të ashtuquajturin rasti “Monstra” nga Gjykata e Shkallës së Parë.Seanca e parë e Apelit për shqyrtimin e ankesave, që u anulua në fillim të muajit të kaluar, pritet të mbahet më 11 shtator. 
Avokati Naser Raufi, thotë se Apeli duhet të paktën ta kthejë në rigjykim rastin “Monstra”, pasi vendimi i marrë nga Gjykata Penale një vit më parë, sipas tij, ishte i padrejtë dhe nuk bazohej në prova. Tre vite më parë, shtatë shqiptarët u akuzuan për vrasjen e 5 të rinjve maqedonas, ngjarje që ndodhi në hyrje të Shkupit në vitin 2012. Procesin gjyqësor kundër tyre, “Monstra”, avokati Naser Raufi edhe një herë e ka cilësuar si skenarë të montuar nga qarqet politike maqedonase.
Sigal