Anuloi takimin me Kim Jong, Trump flet për herë të parë: Bota humbi një mundësi të artë

621
Sigal

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka anuluar samitin me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, duke thënë se bota humbi një mundësi të madhe për paqe të qëndrueshme.

Ai tha se vendimi i tij erdhi pas “zemërimit të madh dhe armiqësisë së hapur” në një deklaratë të fundit të Koresë së Veriut.

Samiti synonte të shpëtonte gadishullin korean nga armët bërthamore dhe Trump të ishte udhëheqësi i parë amerikan që takonte një lider të Koresë së Veriut.

Por të dyja palët sëfundmi po kërcënonin me anulim takimi pas hedhjes së fjalëve kundrejt njëri-tjetrit.

Njoftimi i Trump erdhi vetëm disa orë pasi Koreja e Veriut tha se kishte shkatërruar bazën e testimeve bërthamore në prani të gazetarëve nga e gjithë bota.