Anulohen fluturimet, alarm për bombë në aeroportin e Kopenhagen-it

424
Një terminal i aeroportit të Kopenhagës u evakuua pas një alarmi për bombë. “Vendimi për evakuimin e terminalit 3 erdhi pas gjetjes së një çante të dyshimtë”, – bëri të ditur një zëdhënës i aeroportit.
Përveç terminalit u evakuua edhe stacioni i metrosë, ndërsa fluturimet u transferuan në terminalet e tjera. Policia e kryeqytetit danez e konfirmoi ngjarjen me një postim në “Twitter”, por pa dhënë të tjera hollësi.
“Ende jemi duke hetuar se cfarë ka ndodhur saktësisht, prej nga erdhën thirrjet. Besoj se do të kemi informacione më të detajuara ne ditët e ardhshme. Deri tani mund të themi se kjo është shkaktuar nga një kërcënim për sulm me bombë”- ka thënë zëdhenësja e aeroportit, Bianca Shreeve.
Pritet të mësohet më shumë rreth këtij incidenti që pason një sërë aktivitetesh të anuluara pas masakrës së të premtes së shkuar në Paris.
Miqësoret e futbollit Belgjikë-Spanjë dhe Gjermani-Holandë u anulluan të martën mbrëma, ndërsa dy fluturime të “Air France”-s bënë ulje emergjence pas frikës për bomba, por që rezultuan alarme të rreme.
Sigal