Antiterrorizmi, në Britani do të punësohen edhe 1900 agjentë të rinj

41
Britania do të rrisë numrin e agjentëve të inteligjencës me 15 përqind dhe me dyfish shpenzimet për sigurinë e aviacionit për tu mbrojtur nga kërcënimi i Shtetit Islamik.
Lajmi u njoftua nga kryeministri, David Cameron, i cili tha se masat vinë pas sulmeve të ndodhura në Paris, Tunizi dhe vende të tjera në botë.
Cameron tha se shërbimet e sigurisë kishin parandaluar vetëm vitin e shkuar shtatë sulme të mundshme në territorin britanik dhe shtimi i fuqisë punëtore të tyre do të ndihmojë në luftën kundër ekstremistëve.
Kreu i Britanisë tha se ekspertët dhe personeli i Agjensisë së Sigurisë do të shtohet me 1900 agjentë të rinj për të rritur rrjetin britanik kundër terrorizmit në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Azinë Jugore dhe Afrikën Sub-Sahariane.
Duke folur në Londër, pas përfundimit të samitit të lidervë të G20 në Antalia të Turqisë, Cameron tha se Britania do të tregojë të njëjtën vendosmëri në luftën kundër terrorizmit siç tregoi kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Udhëheqësi britanik mbrojti takimet e tij të fundit me Presidentin egjiptian Abdel Fatah al-Sisi dhe Presidentin kinez Xi Jinping, të cilat janë kritikuar në Britani për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut në këto vende.