Ankohet pë muzikën e lartë, shqiptari vret me thikë fqinjin grek

575
Një ngjarje e rëndë është shënuar në ishullin Rodhos të Greqisë, ku një emigrant shqiptar ka qëlluar me thikë fqinjin e tij grek. Mësohet se shkak i konfliktit ka qenë muzika e lartë që shtetasi Dritan Ziu po dëgjonte në shtëpinë e tij. Fqinji i tij 50-vjeçar, Jani Maliakas, ka shkuar të ankohet, duke thyer me gurë derën e shtëpisë së 46-vjeçarit shqiptar. Në momentin kur greku është futur në shtëpi, shqiptari ka rrëmbyer thikën dhe e ka goditur dy herë. Shtetasi grek është transportuar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e rënda. Ndërkohë, shqiptari që ndodhej në banesë me të fejuarën e tij, është larguar në drejtim të paditur, por më pas është vetëdorëzuar në polici dhe ka pranuar krimin.
Sigal