Ankaraja: Kërkesat ruse për falje dhe kompensim të papranueshme

459
Gjatë një konference për mediat në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Ankara, zëvendësministri turk i Jashtëm, Tanju Bilgic u shpreh se Turqia i konsideron si papranueshme kërkesat e palës ruse për të pranuar fajin dhe për dëmshpërblim rrëzimin e avionit rus.
“Avioni ushtarak rus u rrëzua për shkak se kishte shkelur hapësirën ajrore turke, pavarësisht nga fakti se institucionet ruse ishin paralajmëruar me rregulloret e angazhimit të forcave turke në raste të tilla”, tha ai.
“Nëse Federata Ruse garanton se nuk do të shkelë më hapësirën ajrore turke atëherë nuk do të ballafaqohemi me raste të tilla. Turqia nuk dëshiron përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve me Rusinë, as që ka ndonjë aspiratë armiqësore ndaj objektivave ushtarake të Rusisë”, vazhdoi Bilgic.
Sigal