Ankaraja: Do të mbrohemi nga kurdët sirianë edhe pas armëpushimit

457
Turqia ruan të drejtën të reagojë kundër Njësive Kurde të Mbrojtjes së Popullit (YPG), milici siriane, nëse ky grup sulmon territorin turk, pavarësisht marrëveshjes SHBA-Rusi që pritet të aplikohet këtë javë, sipas një përfaqësuesi të qeverisë.
“Turqia ka të drejtën të mbrojë territorin e saj”, deklaroi Numan Kurtulmus, zëvendëskryeministri turk, para medias. Ai shtoi gjithashtu se “qeveria është në favor të marrëveshjes së armëpushimit, por shqetësohet për mundësinë e sulmeve ajrore ruse ndaj rebelëve”.
Njësitë YPG kanë mohuar çdo sulm me raketë kundër territorit turk dhe kanë thënë se Turqia ka goditur pozicionet e tyre fuqishëm këtë javë. Deri tani Ankaraja nuk ka paraqitur prova të sulmeve kufitare të YPG-së.
Sigal