Ankara – Turqia arreston gazetarin gjerman të Die Welt

573
Autoritetet turke arrestuan një gazetar të një gazete të njohur gjermane me akuzën e propagandës në mbështetje të një organizate terroriste dhe nxitje të publikut ndaj dhunës. Lajmi u bë i ditur nga deputeti i partisë Republikane Popullore Baris Yarkadas.

Korrespondenti i të përditshmes gjermane Die Ëelt Deniz Yucel u ndalua menjëherë pasi raportoi për disa emaile që supozoheshin se ishin marrë nga një haker nga llogaria private e ministrit të Energjisë Berat Albayrak, i cili është njëkohësisht edhe dhëndri i presidentit Rexhep Tahip Erdogan.

Të hënën një gjykatë në Stamboll vendosi qëndrimin e Yucel, qytetar me shtetësi të dyfishtë gjermano-turke në burg pa pa afat. Ai është gazetari i parë gjerman që ndalohet në vazhdën e të gjitha arrestimeve dhe ndalimeve pas grushtit të shtetit të dështuar të muajit korrik 2016. Deputeti i partisë Republikane Popullore Baris Yarkadas tha se arrestimi i Yucel ishte një goditje për lirinë e shprehjes.

“Arrestimi i Deniz Yucel është një goditje për lirinë e mendimit. Yucel nuk u arratis, ai shkoi në në stacionin e policisë me avokatët e tij dhe personalisht u dorëzua tek zyrtarët, pavarësisht urdhrit për bastisje. Arretsimi i tij bazuar në këto akuza është i papranueshëm. Ai duhet të lirohet sa më shpejtë të jetë e mundur” .

Më shumë se 100,000 njerëz janë shkarkuar ose pezulluar nga radhët e policisë, ushtrisë shërbimit civil dhe atij privat në Turqi që prej tentativës për grusht shteti. Ankaraja thotë se masat janë të domosdoshme duke pasur parasysh kërcënimet e sigurisë me të cilat përballet. Por aleatët e Turqisë, përfshirë Gjermania kanë frikë se Presidenti Tayyip Erdogan është përdorur spastrimet si një pretekst për të eliminuar kundërshtarët e tij.
Sigal