Ankara, policia turke arreston 53 persona të lidhur me ISIS

436
Policia turke ka arrestuar 53 persona të dyshuar se janë të lidhur me ISIS, mes të cilëve janë edhe 24 të mitur. Ata janë trajnuar për luftën në Siri dhe Irak si pjesëtarë të ardhshëm të ISIS dhe duhej që së shpejti të barteshin në territorin që kontrollohet nga ISIS, shkruajnë sot mediat turke. Në aksionin policor në 18 shtëpi në Stamboll kanë marrë pjesë njësitë speciale në mbështetje të helikopterëve. Aksioni vjen pas sulmit terrorist që është kryer në Ankara më 10 tetor.

Të gjithë të arrestuarit janë shtetas të Taxhikistanit dhe Uzbekistanit, ndërsa zyrtarët e Policisë kanë deklaruar se shumica kanë hyrë ilegalisht në Turqi. Autoritetet turke besojnë se të dyshuarit kanë trajnuar të miturit në bodrume, ku fëmijët kanë mësuar për islamin radikal, ideologjinë dhe zakonet e jetës në territoret që kontrollohen nga ISIS. 
Sigal