Anijet amerikane, me gjithë arsenalin e tyre, drejt brigjeve të Sirisë

105
Dymbëdhjetë luftanije gjigande amerikane janë duke lundruar drejt Sirisë. Aeroplanmbajtësja “USS Harry S Truman”, që transporton mbi 90 aeroplanë është duke u shoqëruar nga pesë luftanije të tjera të mëdha që janë nisur drejt Europës dhe Lindjes së Mesme. Katër luftanije të tjera besohet se janë afër detit Mesdhe, përfshirë këtu anijet Donald Cook, Porter, Carney dhe Laboon, si dhe dy nëndetëse bërthamore Georgia dhe John Warner.
Lundrimi i 12 luftanijeve gjigante amerikane në këtë mision të rëndësishëm konsiderohet si lëvizja më e madhe ushtarake amerikane që nga pushtimi i Irakut në vitin 2003.
Ndërkaq ditët e fundit ka pasur përplasje deklaratash midis SHBA dhe Rusisë për sulmet kimike të kryera ndaj civilëve në Siri. Amerika fajëson presidentin Bashar al-Assad për sulmet kimike, ndërsa Rusia i mohon kategorikisht këto akuza duke e mbrojtur Assadin.