Anija përplaset me urën, kapiteni i dehur (Video)

455
Sigal

Një anije mallrash është perplasur me një urë në Busan, në Korenë e Jugut. Sipas mediave vendase drejtuesi i anijes ishte në gjendje të dehur. Pas përplasjes me urën kapiteni ka tentuar të kthejë anijen e të largohet por u ndalua nga rojet bregdetare.

Sipas autoriteteve anija e mbushur me bobina hekuri e nisur nga Rusia, as që duhej të ishte atje por në anën e kundërt të urës. Ura Gsangan, e cila pati disa dëmtime u mbyll pas përplasjes. Mbi urë në momentin e përplasjes kishte shumë makina, por fatmirësisht gjithçka përfundoi pas asnjë të lënduar.