Anija norvegjeze që shpëtoi 781 emigrantë, mbërrin në Kaliari, në bord edhe 6 trupa të pajetë

439
Ka mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Kaljarit në ishullin e Sardenjës anija norvegjeze Siam Pilot, e cila një ditë më parë shpëtoi në ujërat e Mesdheut 781 emigrantë. Në bordin e saj mbërrijnë dhe trupat pajetë të 6 emigrantëve mes të cilëve 4 gra që nuk mundën t’i mibjetojnë këtij udhëtimi.
Prefektura e Kaljarit ka ngritur në këtë port një qëndër asistence ku do të kryhen vizitat mjekësore e procesi i identifikimit dhe i regjistrimit të emigrantëve të mbërritur. Më pas të 781 emigrantët do të shpërndahen në struktura të ndryshme të ngritura në të gjithë ishulin e Sardenjës enkas për të për përballuar fluksin e madh të tyre nga brigjet libiane.
Anija norvegjeze Siam Piot e impenjuar në operacionin europian për shpëtimin e emigrantëve në ujërat e Mesdheut, mbërri për herë të tretë në ishulli itlalian. Hera e fundit e saj ka qëën më 24 gusht ku trasportoj 963 emigrantë të shpëtuar nga disa anije e gomone në mes të detit.
Nga janari e deri më 27 gusht 2015 në Itali janë regjistruar të hyjnë 111 354 emigrantë nga deti, prej të cilëve rreth 94 mijë kanë pranuar të identifikohen e të regjistrohen në kampet italiane, pjesa tjetër nuk dëshërojnë të qëndrojnë në Itali. Rreth 29.019 janë emigrantë nga Siria, 13.788 nga Nigeria, 8.559 somalez, 6.745 sudanez e 6.324 nga Siria.
Sigal