Anija gjermane e shpëtimit “Alan Kurdi” zbarkon 88 emigrantë në Itali

114

Anija e shpëtimit “Alan Kurdi” e drejtuar nga organizata jofitimprurëse gjermane Sea-Eye, do të dërgojë 88 migrantë në Taranto të Italisë pas një jave në pritje.

“Anija, e cila aktualisht po lundron në brigjet lindore të rajonit jugor të Kalabrisë, do të arrijë në destinacionin e saj të dielën”, deklaroi zëdhënësi i Sea-Eye, Gorden Isler.

Ministria e Brendshme italiane vendosi dje në mbrëmje, që migrantët të zbarkonin në portin e Tarantos, pasi Gjermania dhe Franca do të merrnin së bashku 60 nga migrantët e anijes. Portugalia dhe Irlanda kanë rënë dakort të marrin përkatësisht, pesë dhe dy migrantë.

Anija “Alan Kurdi” ka hyrë dje pa autorizim në ujërat italiane, duke deklaruar se arsyeja e këtij veprimi ishte si pasojë e motit të keq.