Anija amerikane përballet me luftanijet dhe avionët kinez

542
Pekini e ka quajtur dërgimin e një anijeje luftarake amerikane pranë një ishulli për të cilin Kina pretendon pronësinë e padiskutueshme si “një provokim serioz politik dhe ushtarak”.

Anija amerikane “USS Stethem” lundroi në afërsi të ishullit të Tritonin, pjesë e arkipelagut të Ishujve Paracel, të pretenduara nga Kina dhe Japonia, raporton BBC.

Kina u përgjigj duke dërguar anije ushtarake dhe avionë luftarakë në ishull.

Kjo përballje ushtarake ndodhi disa orë para se Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu kinez Xi Jinping të flisnin në telefon.

Gjatë telefonatës, Xi i tha Trump se “faktorë negativë” po ndikonin në marrëdhëniet SHBA-Kinë, sipas zbardhjes së bisedës nga televizioni shtetëror kinez.
Sigal