Anglishtja, jo më gjuhë zyrtare e BE pas Brexit

490
Danuta Hübner, kryetarja e Komitetit të Çështjeve Kushtetuese në Parlamentin Europian ka paralajmëruar se anglishtja nuk do të bi një nga gjuhët zyrtare të BE –së pasi Britania e Madhe të lërë unionin.
“Anglishtja është një nga 24 gjuhët zyrtare të BE –së pasi Britnia e Madhe e identifikon atë si gjuhën e saj zyrtare”, u shpreh Hübner. Por sapo Britania të mbyllë procesin e daljes, anglishtja do ta humbasë statutin e saj.
“Ne kemi një rregull… sipas të cilit, çdo vend i BE ka të drejtë të përcaktojë një gjuhë zyrtare”, saktësoi Hübner. “Nëse nuk do të kemi Mbretërinë e Bashkuar, nuk do të kemi anglishten”.
Anglishtja është një nga gjuhët më të përdorshme në institucionet europiane. Ajo është dominuese.
“Rregulli i përcaktimit të gjuhëve zyrtare ne BE do të duhet të ndryshojë në mënyrë unanime nga vendet anëtare nëse duan ta mbajnë anglishten si gjuhë zyrtare”, u shpreh Hübner.
Sigal