Anglia vendos rregulla të reja për të huajt, shërbimi shëndetësor me pagesë

Duke nisur nga muaji Prill të gjithë turistët që shkojnë në Angli do të duhet të paguajnë para se të marrin trajtim shëndetësor. Spitalet do të jenë të detyruara me ligj, për të faturuar pacientët nëse kujdesi shëndetësor ndaj tyre, nuk hyn në rastet urgjente. Spitalet janë gjithashtu të detyruar që t’u kërkojnë të gjithë pacientëve të rinj pasaportat dhe faturat e shërbimeve. Pacientët e huaj duhet të paguajnë për procedura të cilat nuk konsiderohen të nevojshme menjëherë, sic janë rastet e kirurgjisë, operacionet për të hequr hernia, si dhe disa skanime dhe marrje medikamentesh. Nëse pacientët nuk janë në gjendje të paguajnë, mjekët do të jenë ata që do të marrë një vendim. Bazuar në nevojën e tyre klinike ata do të vendosin nëse trajtimi duhet të bëhet patjetër apo jo. Por këto rregulla të reja shëndetësore nuk do të zbatohen për rastet e kujdesit të lindjes apo ndonjë trajtim tjetër që konsiderohet nevojë e menjëhershme për të shpëtuar jetën. Kjo përfshin skanimin ose trajtimin për sëmundjet e kancerit ose problemet e zemrës , si dhe operacionet për të hequr apandecitin. Nëse spitalet nuk kanë mbledhur para të mjaftueshme nga pacientët deri në fund të vitit, mund të gjobiten. Qeveria ka vlerësuar se turizmi shëndetësor u kushton tatimpaguesve një faturë deri në 2 miliard paund në vit. Shifrat tregojnë se një në 14 njerëz në Angli ështe në listen e pritjes së spitalit. Rreth 3.7million persona janë në pritje për të marrë një trajtim rutinë - shifra më e lartë kjo për gati një dekadë. Gati një në dhjetë nga këta persona pra rreth 350,000 njerëz kanë qenë në pritje, për më shumë kohë se afati maksimal zyrtar. Askush nuk duhet të duhet të presë më shumë se 18 javë për një operacion rutinë. Rastet në listën e pritjes janë rritur me 163 për qind që nga viti 2012.