Angli, tenton të vrasë gruan duke i prishur parashutën në 1200 metra lartësi, dënohet ushtaraku

621
Sigal

Një gjykatë britanike ka shpallur fajtor një burrë që është përpjekur me çdo mënyrë të vrasë bashkëshorten, duke arritur deri aty sa ti prishw parashutën përpara hedhjes.

Seanca eshtë bërë në Winchester Croën Court ndaj një agjenti të ushtrisë të mbretëreshës, Emile Cilliers, 38 vjec.

Gruaja pavarësisht se me parashutë gjysmë të mbyllur ka arritur të shpëtojë duke rënë nga një lartësi 1200 metra.
Cilliers, pavarësisht tentativës nuk ka arritur të ‘shpëtojë’ nga bashkëshortja Victoria, 41-vjeç, edhe ajo një ushtarake, që ka mundur mrekullisht të shpëtojë pavarësisht se me parashutë të mbyllur.

Burri kishte mohuar gjithçka përballë hetuesve, por prokurori i çështjesh duket se e ka gozhduar. Objektivi i tij me sa duket ishte që të vriste Victoria, për të pasur mundësi të lidhej me dashnoren e tij, të njohur nëpërmjet website të takimeve Tinder, por gjithashtu të fitonte para për shkak të sigurimit të jetës që gruaja e tij kishte.

Nuk ishte hera e parë që Cilliers tentonte të vriste gruan. Edhe një herë tjetër ai sipas prokurorëve kishte tentuar të vriste bashkëshorten duke prishur sistemin e gazit në shtëpi, një tentative edhe kjo e dështuar. Pas zbulimit të bërë nga policia ai është arrestuar dhe dënuar.