Stafi i një burgu në Britani, që është një nga më të mëdhenjtë atje, ka humbur kontrollin mbi burgun, tregoi një raport i ri sot.

Të burgosurit e kanë marrë nën kontroll tërësisht burgun dhe po marrin drogë, po kryejnë sulme dhe po ndëshkojnë kë po dëshirojnë brenda aty.

Pas eskalimit të situatës dramatike, inspektorët paralajmërojnë se Burgu i Birmingham-it është në ‘gjendje krize’ dhe ‘në trazirë dhe dhunë të madhe’.

Situata është aq jashtë kontrollit sa që të burgosurit po sillen nëpër burg, përderisa stafi i frikësuar i burgut janë mbyllur nëpër zyrat e tyre dhe po flenë, kur do të duhej të ishin duke patrolluar.