Sigal

Policia angleze ka kërkuar ndihmën e publikut për të identifikuar vendndodhjen e një shqiptari i cili akuzohet për mashtrime financiare me pasojë vjedhjen nga një bankë 3 milionë stërlina. Ai është Denis Marku i cili rezulton se për herë të fundit ka jetuar në zonën South Norëood, në jug të London.

Policia londineze thotë se 21-vjeçari shqiptar ishte punonjës i banke dhe se ka dyshime të forta se ai keq përdori këtë pozicion pune për të vjedhur 3 milionë stërlina. Marku kishte rrolin e asistentit të klientëve dhe kishte akses në llogaritë bankare të mijëra britanikëve në degën e bankës Metrobank.

Shqiptari punonte në degën e një banke në zonë Chelsea në Londër e cila njihet si një ndër zonat më të pasura të kryeqytetit anglez. Detektivët britanik që kanë hetuar këtë tentativë vjedhje të Denis Markut besojnë se ai ishte pjesë e një grupi të organizuar kriminal me lidhje të forta në komunitetin shqiptarë dhe atë Kosovar në Lindje të Londrës.