Angli, shkoi për t’u operuar nga tumori, arrestohet në spital shqiptari pa dokumenta

470
Sigal

Një shqiptar në qytetin e Newcastle në veri të Anglisë shkoi në spital për t’u kuruar nga një tumor në tru, por përfundoi nën arrest si i dyshuar për parregullsi me lejen e qëndrimit.
BBC raporton se Lorenc Hoxha, 27 vjec, supozohej të hynte në operacion të martën, por i është anuluar, pasi ishte njoftuar policia.
Avokati i Lorenc Hoxhës ka thënë se “klienti i tij u mor direkt nga spitali për tu çuar në qelitë e policisë, i veshur me pizhama dhe pandofla”.
Gjithashtu, avokati ka njoftuar se disa diagnostifikime nuk i janë bërë, pavarsisht se kishte nevojë për biopsi, me arsyen se nuk kishte leje qëndrimi në Angli.

Lorenc Hoxha, njofton BBC, është diagnostikuar me tumor në tru në spitalin “Gateshead’s Queen Elizabeth Hospital”.
lorenci
“Një vendim mjekësor u mor dhe mjekimi nuk ishte i nevojshëm në një kohë të menjëjhershme dhe urgjent. Pacienti ishte në gjëndje të udhëtonte dhe të vijojë mjekimin në vëndin e origjinës”, ka thënë një zëdhënës i spitalit.
Hairy Biker Si King, një moderator mediatik i televizionit Veri Lindor që është mik me shqiptarin, thotë se ai kishte ofruar pagesën e nevojshme për operacionin.
“Edhe nëse ai është një emigrant ilegal apo jo, nuk ka rëndësi kur vjen puna te jeta. Kjo nuk është një shoqëri e civilizuar që e lë një person të vdesë vetëmpër shkak të një sistemi që administratorët e bëjnë të vështirë”, tha miku i tij.