Angli, rrëzohet avioni, 11 të vdekur

502
Sigal

Një aksident ka ndodhur në Londër në aeroportin e Shoreman ku gjatë një prove pilotët demonstruan aftësitë e tyre për të fluturuar.

Mirëpo, një pilot 54-vjeçar ka rrëzuar avionin në tokë dhe ka vrarë 11 njerëz.

Andrew Hill ishte duke pilotuar avionin e tij dhe tentoi të bëjë një rrotullim në ajër që ka rezultuar fatal pasi avioni u përplas në tokë. Ai vetë është aksidentuar rëndë dhe gjendet në koma në spitalin e Shoreman pasi arriti që të hidhej nga avioni dhe të tërhiqte parashutën.

Piloti 54-vjeçar akuzohet për vrasje tashmë dhe pritet që të zgjohet nga koma.