Sigal

Një shotgun, një pistoletë dhe rreth një mijë bimë kanabis u zbuluan të mërkurën nga autoritetet britanike në një fermë të vërtetë droge, në Oldbury, të Anglisë.

Në pranga përfunduan katër shqiptarë, të moshës 21, 22, 29 dhe 30 vjeç. Ata akuzohen për kultivim kanabisi dhe sipas mediave britanike po mbahen në një qendër emigrantësh në Kent. Kjo pasi të katër shqiptarët kanë hyrë ilegalisht në Britani.

Policia e zbuloi fermën pas një informacioni për disa persona që po tentonin të futeshin me furgon në qendrën industriale Granada Trading Estate. Kur policia shkoi në vendngjarje gjeti bimët e kanabisit dhe 4 “fermerët” e dyshuar të drogës.